Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“I ka hipur kalit presidencial për së prapthi”, Gjokutaj shpërthen ndaj Begajt pas pezullimit të dekretit: Po bëhet..
Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar ashpër në lidhje me një kërkesë absurde të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në lidhje me interpretimin e mandateve te Anëtarëve të GjK. ‘Siç bëhemi me dije Presidenti i Republikës ka kërkuar interpretimin e mandateve te Anëtarëve të GjK pa asnjë shkak dhe arsye pasi ligji dhe mbarimi i mandateve të tyre janë të qartë dhe nuk lenë asnjë ekuivok!’, shkruan Gjokutaj në Facebook.Gjokutaj thekson se ‘pavarësisht kësaj, më 16 tetor do të diskutohet mbi këtë kerkim absurd të Presidentit të Republikës i cili me sa duket i paska hipur kalit presidencial për së prapthi dhe po bëhet dhëndër për herë te dytë pas pezullimit të djeshëm pikërsht nga GjK të dekretit të tij për datën e zgjedhjeve! E paparë...