Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Mbi 56 mijë makina ngelin në kolaudim’, DPSHTRR publikon shifrat alarmuese: Ja defektet më të zakonshme
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për 9 muajt e parë të vitit, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar mbi 232 mijë mjete, nga të cilat 86.3% përbëhën nga automjete 4+1 deri në 8+1 vende; 6.1% përbëhen nga kamionë; 4.9% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkio; 1.8% autobusë, si dhe 0.4% mjete ndërtimi/ punime toke. Pjesa më e madhe e kontrolleve 35% ose 81.251 testime mbi kontrollin teknik të mjetit janë kryer në Tiranë, duke reflektuar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Më pas renditen Durrësi me 31.647 testime, Fieri me 21.455, Shkodra me 16.317 dhe Elbasani me 14.777 testime të kryera mbi kontrollin teknik të...