Pse nuk duhet ta teproni me qumështin?

Pse nuk duhet ta teproni me qumështin?

Qumështi është i shëndetshëm dhe ushqyes, por nëse e teproni me pirjen e tij, nuk garanton shëndet më të mirë. Sipas një studimi suedez, pirja e tepërt e qumështit mund të shoqërohet me vdekshmëri dhe një rrezik në rritje të frakturave. Për studiuesit, pirja e tepërt e qumështit do të thotë tri ose më shumë gota në ditë. Rezultatet e studimit janë edhe më shqetësuese për gratë. Kur është fjala për pjesëtaret të gjinisë femërore, është zbuluar se konsumimi i tri ose më shumë gotave në ditë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes në krahasim me ata që pinë vetëm më pak se një gotë në ditë. Meshkujt nuk preken në të njëjtën mënyrë si femrat, por kjo mund të rrisë shkallën e vdekshmërisë së...