Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Raporti i KLSH për Onkologjikun, Spahia: Mocion me debat me ministren e Shëndetësisë, drejtësia të nis hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ndaj situatës në sistemin shëndetësor, pas publikimit të raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale. Sipas tij, raporti tregon gjendjen dramatike në të cilën ndodhet shërbimi Onkologjik në QSUNT dhe shëndetësia në tërësi. Spahia tha se fondi për barna dhe pajisje mjekësore të Spitalit Onkologjik është 13 herë më i ulët se fondi për koncesionet. Ai denoncoi se në tri vitet e fundit, buxheti për barnat onkologjike është ulur me gati gjysmë milioni euro. Sipas Spahisë, ndërsa pacientët përballen me mungesa jetike, mbi 50 milionë euro në vit shkojnë për koncesionet në shëndetësi, dy prej të cilave janë nën hetim nga SPAK. ‘Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale shpalos...