Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pjesë e dosjes 5D! GJKKO çon në arrest shtëpiak Redi Mollën, ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës. Sipas vendimit të fundit, Molla është dërguar në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, duke lënë pas arrestin me burg. Molla është një nga personat e përfshirë në hetimet për aferat e dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës, ku disa zyrtarë të lartë ndodhen tashmë të ndaluar. Vendimi zyrtar: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më 10.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim R.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të...