Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tremben përdoruesit, Instagram nxjerr zbuluar postimet e fshehta!
Përdoruesit e Instagram kanë përjetuar panik pasi një defekt serioz privatësie bëri që personat jashtë listës së “Close Friends” mund të shihnin dhe t’u përgjigjeshin Notes që ishin të disponueshme vetëm për ndjekës të përzgjedhur. Ata e kanë dhënë alarmin ën Reddit që prej së mërkurës duke thënë se një defekt i panjohur në platformën sociale lejoi persona jashtë rrethit të përcaktuar të aksesonin një veçori të përshtatshme vetëm për përdoruesit e zgjedhur prej tyre. Instagram Notes janë postime të shkurtra dhe të përkohshme që zhduken pas 24 orësh. Ato shfaqen mbi foton e profilit në Instagram. Close Friends lejon përzgjedhjen e disa përdoruesve për të ndarë vetëm me ta Story, Reels ose Notes duke i fshehur nga të tjerët. Përdoruesit nuk njoftohen nëse dikush...