Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria në ‘Top 55’ sistemet më të mira arsimore, Rama-mësuesve: Na keni nderuar! Nerva të forta me “çerrat”…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro prezantuan sot, 10 tetor, raportin e OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para. “Mësuesit tanë kanë dalë mirë dhe patjetër që kjo është në radhë të parë meritë e tyre, por nga ana tjetër është një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë sëbashku”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, referuar raportit. “Mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë se sa mesatarja e të gjithë sistemeve të marra sëbashku në këtë anketim”, tha Rama. 85% e mësuesve në vend e kanë zgjedhur mësimdhënien, sipas anketimit. “Mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”, shtoi kryeministri. “Keni...