Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Gara për bashkinë/ Gjuzi prezanton programin e tij: Çdo çift merr çelësa shtëpie, nënat me pesë fëmijë marrin vilë 241 m²
Kujtim Gjuzi ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të tij, nëse do të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai ka theksuar se nënat që kanë pesë fëmijë do të përfitojnë vila me sipërfaqe 241 metra katrorë, ndërsa çdo çift që martohet në Bashkinë e Tiranës do të dalë me çelësat e shtëpisë në dorë, menjëherë pas firmosjes në librin e protokollit. “Ja një nga pikat e tjera të programit. Nënat që bëjnë 5 kalamaj po jam unë kryetar i Bashkisë së Tiranës ato do kenë vilë 241 metër katrorë. Nuk do ketë çift që vjen në Bashkinë e Tiranës, hyn të martohet aty dhe të mos dalë me çelësa në dorë. Çdo çifti që vjen aty martohet firmos në librin e protokollit,...