Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sejko: Demografia dhe tregu i punës, sfida kryesore për ekonominë shqiptare!
Në datën 10 tetor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Kjo konferencë pati si synim të bashkojë akademikë, studiues dhe përfaqësues institucionesh qendrore nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar një ndër sfidat më të mëdha të kohës sonë: ndërthurjen mes zhvillimeve demografike dhe strukturës së tregut të punës, në kontekstin e qëndrueshmërisë ekonomike. Gjatë dekadës së fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënien e lindshmërisë, plakjen e popullsisë dhe emigracionin e qëndrueshëm,...