Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E çuan në drejtim të paditur”! Habit Berisha: Veliajn e kanë nxjerrë nga burgu para tre netësh
Në konferencën e së premtes për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me urdhër të tij, tre netë më parë ka dalë nga burgu i Durrësit, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas kreut të PD, ky informacion ka rrjedhur nga IEPV e qytetit bregdetar, ku Veliaj qëndron i paraburgosur prej muajit shkurt, pasi SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash. “Tani, kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtesë këtë thotë. E...