Zbardhet testamenti i pronarit grek/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, si e ndau pasurinë 3 ditë para se të ekzekutohej

Zbardhet testamenti i pronarit grek/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, si e ndau pasurinë 3 ditë para se të ekzekutohej

Pronari i kampingut AMMOS në Finikounda, i vrarë së bashku me mikun e tij shqiptar, i kishte lënë pjesën më të madhe të pasurisë nipit të tij, sipas një testamenti të hartuar vetëm tre ditë para vrasjes. Ky nip ishte gjithashtu dëshmitar i krimit të dyfishtë. Në fillim të testamentit, 68-vjeçari shkruan: “Unë shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, duke lënë të kuptohet se kishte frikë për jetën e tij. Ai shprehet se nipin – djalin e vëllait të ndjerë – e kishte rritur vetë dhe e konsideronte si birin e tij, për shkak të respektit dhe dashurisë që kishte treguar ndaj tij. Për këtë arsye, ia linte atij pjesën më të madhe të pasurisë. Mikut të tij shqiptar, kujdestar i kampingut dhe...