Binaj refuzon fushatën me kryetarët e partive, Berisha: Është kandidat i pavarur, s’ka përse

Binaj refuzon fushatën me kryetarët e partive, Berisha: Është kandidat i pavarur, s’ka përse

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot për herë të parë publikisht deklaratën e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë. “E përshëndes plotësisht këtë deklaratë! Ka një linjë, një rrymë që vërtet nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë politike,” tha Berisha. Sipas tij, kandidati i pavarur që garon...