Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar një reagim të Presidentit Bajram Begaj, i cili pavarësisht se thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetutës, theksoi se “nuk është penduar”.
Sipas Sali Berishës, “duhet të kesh ndërgjegje njerëzore, ky është reagimin im, duhet të kesh integritet njerëzor, që të pendohesh. Nëqoftëse do thoshte u pendova, kjo do më habiste. Kurse kjo tjetra, asnjë çudi. Ky është kukulla e Edi Ramës”.
Berisha e konsideroi Begajn si një “Histori kukulle”.
Sali Berisha: Jo po 1/6 a 1/5, bëka matematikën. Se problem sipas tij, sipas kukullës, ishte Cerriku, apo ishte Vlora, Berati, Tepelena. Por kush e shtroi atë. Shikoni çfarë ngushëllimi gjen, shikoni për krimin kushtetues që ka kryer. Shikoni si ngushëllohet.
Kush është ankuar për Cerrikun, Beratin, Vlorën, Tepelenën apo Matin? Asnjeri. Shiko. Njerëz të eventruar nga morali njerëzor.
A i patë ju dy ministrat dje në parlament. Secili me gjuhë rrugaçi më të theksuar se tjetri. Si Koçiu, si Llamallari. Kur bëhet fjalë për vrasjen në sallën e gjyqit të një gjykatësi.
A e patë agresivitetin e tyre. Imagjinoni ju, sikur këta e kishin mbrojtur gjykatësin dhe ai ishte gjallë sot. Këta kanë humbur, këta janë qenie njerëzore trushplarë që nuk kanë as standarde morale, as njerëzie.
“Histori kukulle”/ Berisha komenton reagimin e Begajt: Nëse do thoshte u pendova, kjo do më habiste, duhet…
