8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë

8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë

Buxheti i shtetit ka financuar me 901,6 milionë lekë ose rreth 9,2 milionë euro ngritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë.Ngritja e saj është pjesë e projekteve të forcave të luftimit, një institucion që ka funksionuar në Vlorë para 18 vitesh.Shkolla e Aviacionit është parashikuar të ngrihet në zonën e Akërnisë në Vlorë, pranë infrastrukturës së aeroportit të ri, dhe synon të kthehet në një qendër rajonale trajnimi. Sipas Ministrisë së Brendshme përveç studentëve shqiptarë, në akademi do të mund të pranohen edhe kandidatëve nga vendet fqinje të Ballkanit.Kompania Izraelite Elbit Systems është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të sjellë teknologjinë dhe përvojën e saj në trajnimin e pilotëve, duke përfshirë simulatorë të avancuar fluturimi, programe të standardizuara sipas kërkesave ndërkombëtare dhe metoda moderne të...