Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Sejko: Deficiti i fuqisë punëtore dhe produktiviteti i ulët, rreziqe për ekonominë
                            Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë sot në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.Në fjalën e tij, Guvernatori u shpreh se, në kushtet e rritjes globale nën mesataren historike dhe tensioneve gjeopolitike, për ekonomitë e vogla dhe të hapura si e jona, këto zhvillime janë edhe më përcaktuese, pasi ndikojnë në prurjet e kapitalit, kërkesën e jashtme dhe koston e financimit. Në këtë kontekst, demografia dhe tregu i punës janë shtylla kyçe të qëndrueshmërisë.Guvernatori theksoi se ekonomia e Shqipërisë vijon të shënojë ecuri të mirë. Rritja...