Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar
Pagat e drejtuesve amerikanë janë rritur me 1,094% që nga viti 1978, tani fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësitTë jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë.Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton...