Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re/ Perla e Mesdheut kërkon banorë
Sardenja, një nga perlat e Mesdheut dhe destinacion i njohur turistik, po përballet me një krizë serioze demografike, pas largimit të popullsisë dhe rënies së natalitetit. Ndërsa turistët vijnë në numër të madh çdo vit, banorët e përhershëm po pakësohen ndjeshëm. Aktualisht, ishulli ka rreth 1.57 milionë banorë, një rënie krahasuar me 1.64 milionë që kishte tri dekada më parë. Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në qytetet e mëdha, ndërsa fshatrat e vegjël po “shuhen” me shpejtësi. Një shembull domethënës është fshati Baradili, më i vogli në ishull, ku jetojnë vetëm 76 banorë dhe fëmija i fundit ka lindur 10 vite më parë. Shkolla fillore është mbyllur prej dekadash, dhe shërbimet bazë ndodhen dhjetëra kilometra larg. Për të ringjallur ishullin, qeveria qëndrore në Romë ka ndërmarrë masa...