Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta! Begaj “kukull”e Ramës, pa karakter… 

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta! Begaj “kukull”e Ramës, pa karakter… 

Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, i është drejtuar qytetarëve të Tiranës lidhur me zgjedhjet në kryeqytet. Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd që të shkelë mbi Kushtetutën.  “Pasi mori një goditje fatale nga vendimi i Kushtetuese, Rama njoftoi se o të vazhdojë në rrugën Xhaçka. Atë që beri më Xhaçkën. Por, i garantoj qytetarëve të Tiranës se duke respektuar vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe dënuar aktin e papërgjegjshëm të presidentit kukull të Ramës, asnjë nuk do mund të nxirret jashtë kuadrit Kushtetues”, tha Berisha.  Berisha gjithashtu ka komentuar dhe reagimin e Begajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese, i cili tha se nuk ishte penduar aspak. Berisha u shpreh se kjo nuk është aspak çudi duke e cilësuar Begajn si një kukull të kryeministrit Rama.  “Duhet të kesh...