10 vite që endet gjyqeve për një dyqan, qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK (VIDEO)

10 vite që endet gjyqeve për një dyqan, qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK (VIDEO)

Një qytetar nga Bulqiza, i identifikuar si Sherif Duriçi, i cili prej 10 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pronësie, në kushtet kur nuk ka marrë zgjidhje, ka dalë të protestoj këtë të premte para dyerve të SPAK.  Duriçi tregon për mediat se saga e tij gjyqësore është për një vendim të formës së prerë, mbi pronësinë e një dyqani që ndodhet në Bulqizë.  “Protestoj një vendim i formës së prerë, u bënë 10 vjet që më rri në Gjykatën e Apelit dhe më është pezulluar. Për këtë arsye protestoj. Kërkoj të më jepet drejtësi për ata që më takon. Është për një dyqan që ndodhet në Bulqizë. Është në Apel, u bëmë 10 vite që rri atje. Është urdhër ekzekutiv dhe vendim i formës...