Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kushtetuesja “ngriu” dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Manastirliu vazhdon fushatën! Takohet me banorët e..
Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe KQZ ka ndërprerë përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhon të bëjë fushatë. Ajo është takuar sot me banorët e njësisë nr 2, me të cilët foli për çlirimin e hapësirave publike, përmirësimin e transportit publik dhe konceptin e ri urban për blloqet e banimit, që sipas saj, do të shndërrohen në modele moderne të jetesës qytetare. “Kemi filluar një operacion të çlirimit të hapësirave publike në qytet. Kemi arritur më shumë se 1500 pika në qytet, të cilat janë çliruar tashmë por nga ana tjetër nuk duam ta konsiderojmë këtë si një operacion në dëm të dikujt por në të mirën e përbashkët dhe kështu duhet ta konsiderojmë çdo...