Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht
Ylli Manjani ka reaguar mbi komentet e shumta, pas rastit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. “Të gjithë ata që janë në sherr të thellë me arsyen dhe, i kan hyp n’shpinë budallëkut, i ftoj të përpiqen të kuptojnë, pasi të kenë dëgjuar, analizën time mbi arsyet e mllefit të njerëzve me gjykatat. Përpara se të shajnë e shfryjnë përgjithë natën në rrjet. Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike. Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se, kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij! Nuk e bëj këtë sepse kjo quhet vrasje, pavarësisht motiveve të kryerjes së saj. Nuk ka emër tjetër kjo gjë! Tani, ju që keni gjetur “heroin”...