Tërmeti i fortë me magnitudë 7.4 në Filipine, ka të vdekur! Pamjet kur “shkundet” toka

Të paktën dy persona humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi Filipinet sot , duke shkaktuar një paralajmërim për cunami që u hoq më vonë, thanë autoritetet.

❗️⚠️🇵🇭 – A 7.6-magnitude earthquake struck offshore in the southern Philippines on October 10, 2025, at a depth of 10 km (6 miles) off Manay town in Davao Oriental province, Mindanao region.
The Philippine Institute of Volcanology and Seismology (Phivolcs) warned of potential… pic.twitter.com/D6UiQA2Z6Z
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 10, 2025

Tërmeti goditi rreth 20 kilometra larg bregdetit të qytetit Manay në ishullin jugor të Mindanaos në orën 9:43 të mëngjesit sipas kohës lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Në qytetin e Matit, një person u vra nga shembja e një muri, tha policia, ndërsa një burrë pësoi një tronditje, tha për AFP zyra e menaxhimit të fatkeqësive të qytetit.

6. A 7.6M earthquake struck near Davao City, Philippines, triggering tsunami warnings and mass evacuations. #lindol #sismo_deprem_gempa
Waves up to 3 meters may impact coastal areas. Local authorities urge residents to stay alert. pic.twitter.com/dbONlJUv5x
— GeoTechWar (@geotechwar) October 10, 2025

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë kishte paralajmëruar se pritej një “cunam katastrofik” “me valë të larta që ka të ngjarë të rrezikojnë jetët” në bregdetin lindor të arkipelagut. Banorëve përgjatë brigjeve të prekura iu bë thirrje të evakuonin zonat e tyre si masë paraprake.
Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor (PTWC) më pas e hoqi paralajmërimin për cunami për Filipinet, Palaun dhe Indonezinë.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *