Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk kam shkelur Kushtetutën, nuk jam penduar! (VIDEO)
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave. “Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi. “Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai. I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”.