Bashkimi ynë i ka kallur frikën në palcë Edi Ramës/ Salianji: Ai ka kolapsuar sistemin

Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama për kontroll total mbi institucionet dhe për krijimin e një “rrumpallhane institucionale”.“Është një rrumpallhanë që për shkak të kontrollit të të gjithë institucioneve nga Edi Rama, këtu bëjmë sikur diskutojmë se çfarë ka ndodhur,” tha Salianji, duke shtuar se kryeministri është trembur nga entuziazmi që ka ngjallur bashkimi i opozitës dhe kandidati i saj për Tiranën.Sipas tij, Rama ka manipuluar çdo hap të procesit, që nga shpallja e kandidaturave deri te vendimmarrjet institucionale. “Edi Rama shpalli kandidate pa u shkarkuar Veliaj, e shkarkoi në Asamble pa u shkarkuar në mënyrë institucionale, e më pas në Këshillin e Ministrave. Me autoritetin e tij shpalli vakancën për bashkinë, duke e vendosur presidentin përpara një fakti të kryer,” u shpreh Salianji.
Deputeti demokrat theksoi se amullia aktuale është përgjegjësi e vetme e Ramës. “Njeriu që ka krijuar këtë amulli është një njeri i vetëm – Edi Rama,” përfundoi ai.Salianji: Është një rrumpallhanë që për shkak të kontrollit të të gjithë institucioneve nga Edi Rama, këtu bëjmë sikur diskutojmë se çfarë ka ndodhur.Ka ndodhur kjo, Edi Rama është trembur nga entuziazmi që ka ngjallur bashkimi i opozitës dhe një kandidat i cili ka qenë jashtë pritshmërive të Edi Ramës për t’u përballur.Më shpjegoni pak ku e dinte Edi Rama, që dje ka thënë, pavarësisht vendimit, ju vazhdoni punën, se zgjedhje do ketë.Kjo amulli dhe ky kolaps është shkaktuar për shkak të Edi Ramës dhe duhet ta themi kështu siç është, sepse Edi Rama ka dalë në Asamblenë e Partisë dhe ka thënë që kandidatja do të jetë kjo. Kandidati ka dalë pa u shkarkuar Erion Veliaj.Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë kolapsuar sistemin.Edi Rama shpalli kandidate pa u shkarkuar Veliaj, e shkarkoi në Asamble pa u shkarkuar në mënyrë institucionale, pasi e shkarkoi në Këshill Bashkiak, e shkarkoi me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi e shkarkoi me vendim të Këshillit të Ministrave vetë Edi Rama, nëpërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm, po vetë me autoritetin që ka kryeministri shpalli vakancën për bashkinë.Dhe ka vendosur edhe presidentin që këtu kontrollon të gjitha institucionet ai, përpara kushteve, ku për shkak të shpalljes së vakancës, duhet të caktojë datë zgjedhjesh.Padyshim që po të ishte një president sikurse ishte Meta, do t’i kishte qëndruar. Ne po themi që njeriu që ka krijuar këtë amulli është një njeri i vetëm, Edi Rama.