Armëpushimi hyn në fuqi/ Izraeli miraton fazën e parë të planit të paqes në Gaza, Trump: Pengjet do të dorëzohen deri të martën

Armëpushimi hyn në fuqi/ Izraeli miraton fazën e parë të planit të paqes në Gaza, Trump: Pengjet do të dorëzohen deri të martën

Pas dakordësisë me Hamasin, qeveria izraelite ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes për planin e paqes në Gaza, që përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë dhe arritjen e një armëpushimi, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, siç përcaktohet në dokumentin e nënshkruar në Egjipt.  IDF do të tërhiqet në Vijën e Verdhë të treguar në hartat e marrëveshjes brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të dorëzojë të gjithë pengjet brenda 72 orëve ( 20 të gjallë dhe 28 të vdekur). Në këmbim të pengjeve, do të lirohen edhe rreth 2 mijë palestinezë të burgosur nga Izraeli.  Pra, “e hënë ose e martë”, siç njoftoi Donald Trump i gëzuar ndërsa hapi mbledhjen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Armëpushimi do të monitorohet nga një Task Forcë e përbashkët...