Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Arrestohet 33-vjeçari që bëri kërdinë në Livadh të Himarës (VIDEO)
Policia e Himarës ka zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjeje në një market ushqimor në lagjen “Livadh”, duke arrestuar autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për M. B., alias M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje në Himarë, si dhe për veprat penale të vjedhjes, mbajtjes së armëve të ftohta dhe trafikimit të narkotikëve. Hetimet treguan se gjatë shtatorit dhe tetorit 2025, ai kreu disa vjedhje në marketin e lagjes “Livadh”, duke marrë një shumë prej 800,000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1,000,000 lekë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike cannabis sativa, një thikë, doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime...