Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
KESH bleu 189 milionë euro energji deri në fund të gushtit
Blerjet e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga janari deri në fund të gushtit kapën vlerën 189 milionë euro.Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH, për të plotësuar detyrimin e tij të shërbimit publik që rrjedh nga vendime të miratuara nga qeveria në vitin 2022, ka kryer blerje çdo muaj, me përjashtim të prillit dhe majit.Konkretisht, sipas të dhënave, dy muajt që rezultojnë me vlera më të larta janë korriku dhe gushti, të cilët normalisht pasqyrojnë pamundësinë për të prodhuar nga hidrocentralet për shkak të kushteve të vështira hidrike që ka shfaqur ky vit.Ndërkohë, kjo është edhe periudha kur vendi ynë importon ose blen energji në tregun e lirë në mënyrë tradicionale, për shkak të varësisë së lartë nga...