Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia ka dy të dyshuar, ‘çelësi’ mund të jetë testamenti i biznesmenit

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia ka dy të dyshuar, ‘çelësi’ mund të jetë testamenti i biznesmenit

Zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda të Greqisë të dielën, ndërsa prova të tjera dalin në dritë. Pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër. Policia ka dy të dyshuar, teksa testamenti i biznesmenit pritet të hapet ditën nesërme dhe do ndihmojë hetuesit për të përforcuar dyshimet e arsyeshme. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave dhe për të cilin thuhet se ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Mediat greke raportojnë se dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende të arrestuar. I dyti është një 17-vjeçar që u soll...