Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BE afër miratimit të paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, Sllovakia bëhet pengesë
Bashkimi Evropian është afër miratimit të paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, por çështja e Sllovakisë, e cila nuk lidhet drejtpërdrejt me paketën e propozuar, mbetet ende për t’u zgjidhur. Kështu e deklaroi një diplomat i lartë evropian për gazetarët në Bruksel ditën e enjte. Sipas tij, përparim i ndjeshëm u arrit gjatë takimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), që u zhvillua të mërkurën. Diplomati tha se kanë përparuar shumë dhe janë afër qëllimit, veçanërisht pas takimit të djeshëm. Sipas tij, pothuajse nuk ka mbetur asnjë problem apo mosmarrëveshje e madhe. Ai shtoi se, nëse arrijnë të zgjidhin disa çështje të fundit, do të mbetet vetëm një problem. Ai e quajti...