Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një grua nga Australia bën 733 ‘pull-up’ në një orë
Një bodibildere australiane theu një rekordin botëror Guinness që kishte qëndruar për gati një dekadë, kur ajo përfundoi 733 ‘pull-up’ në një orë. Jade Henderson, 32 vjeç, mesatarisht bëri më shumë se 12 ‘pull-up’ në minutë për të thyer rekordin prej 725 që u vendos nga bashkëkombësja australiane Eva Clarke në vitin 2016. ‘Vendosa të filloja stërvitjen për rekordin botëror të tërheqjes sepse më pëlqente ideja e të bërit diçka që askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë. Doja gjithashtu të shihja se çfarë ishin fizikisht të aftë mendja dhe trupi im’, tha Henderson për Guinness World Records. Atletja tha se fillimisht planifikoi të tentonte versionin 24-orësh të rekordit, por një dëmtim gjatë stërvitjes e bëri të ndryshonte planet e saj. ‘Bëra 3,500 ‘pull-up’ në...