Punonjësi i Ndërmarrjes së Pastrimit rrihet barbarisht, rrezikon shikimin në syrin e djathtë (Detajet)

Punonjësi i Ndërmarrjes së Pastrimit rrihet barbarisht, rrezikon shikimin në syrin e djathtë (Detajet)

Një akt dhune i rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës.  Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.  Banorët aty pranë kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.  Për momentin, Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen. Megjithatë, zona ku ndodhi sulmi ka kamera sigurie, çka...