Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
GJK pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Spartak Ngjela: S’mund të bëheshin pas ankimit të Veliajt! S’del askush mbi Kushtetuesen
Gjykata Kushtetuese pezulloi sot dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës, të cilat ishin caktuar më datë 9 nëntor. Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela, i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se GJK i ka pezulluar zgjedhjet pasi do të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt, i cili kërkoi që dekreti i Begajt të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se nëse zgjedhjet do të mbaheshin dhe GJK do të dilte me vendim pas datës 9 nëntor, atëherë ato s’do të ishin të vlefshme. ‘Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar sepse do të shqyrtojë ankimin e Veliajt. Vendimi i saj pastaj është ligj. Zgjedhjet nuk janë anuluar, por janë pezulluar derisa sa të merret një vendim. Në rast...