Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministeriali i Procesit të Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor nuk është barrë, por potencial i pashfrytëzuar i Evropës
Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së Veriut, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti fjalë përgjatë darkës së mirëseardhjes dhe në dy seancat e sotme plenare që lidheshin me sigurinë evropiane dhe pajtimin. Mesazhet kryesore të Spiropalit u fokusuan tek rëndësia e shfrytëzimit të mekanizmave të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor – përfshirë Planin e Rritjes; forcimin e ekonomive; sundimin e ligjit; qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të rinjve – për të cilat Shqipëria qëndron si lidere e padikutueshme në rajon dhe mbi të gjitha si faktor stabiliteti. “Sfida si paqëndrueshmëria politike në Bosnjë-Hercegovinë, dialogu Kosovë-Serbi, agjenda destabilizuese e aktorëve të jashtëm, pranimi i përgjegjësive historike – si gjenocidi i Srebrenicës – dhe refuzimi i revizionizmit, duhen përballuar me udhëheqje vizionare për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe për të përmbyllur...