BIRN: Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit

BIRN: Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit

E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix. Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër. Gjatë muajve që pasuan, Adrian Ross e nxiste që të kryente vazhdimisht depozita, duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të mundej të kapte pozicione...