Theu masën e sigurisë dhe dhunoi një person, në pranga 34-vjeçari në Tropojë

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tropojë. Arrestimi i 34-vjeçarit ka ardhur pasi ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai gjithashtu ka dhunuar me grushte një 31-vjeçar.
Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi sipas policisë ai ka parkuar automjetin në mënyrë të gabuar në Kukës dhe ka penguar lëvizjen e mjeteve të tjera.
“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin G. N., 34 vjeç, banues në fshatin Llugaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka goditur me grushte shtetasin B. N., 31 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi duke parkuar automjetin në mënyrë të gabuar, në qytetin e Kukësit, ka penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të tjerë të rrugës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.