Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrau me armë zjarri të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, ja me sa vite burg dënohet “Kobra”
Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” është dënuar me 23 vite burgim për veprën e vrasjes së personit nga Kukësi që ndodhi në klub, ndërsa për armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burg. Në total, ai do të vuajë një dënim prej 24 vjetësh në burg. Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Roland Susuri, është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale të ndryshme. Ai ka marrë 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje, 4 vite e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje. Rasti ka ndodhur në Prizren, në muajin janar 2023. Kobra u dënua për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.