Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhi para dhe ushqime me vlerë 1.8 milion lekë, arrestohet “dy-emërshi” i Himarës
Policia e Himarës ka zbardhur disa vjedhje të kryera në një market në Himarë, ku janë marrë shuma parash dhe ushqime. Në lidhje me këto hetime, blutë kanë arrestuar 33-vjeçarin me dy identitete, M.B. alias M.Ç. nga Elbasani. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33-vjeçari ka vjedhur të njëjtin market duke marrë 800 mijë lekë dhe 1 milion lekë ushqime. Gjatë kontrollit në vendin ku po qëndronte autori i vjedhjeve, këtij të fundit iu gjetën një sasi kanabisi, 1 thikë dhe një palë doreza e veshje të përdorura gjatë vjedhjeve. Njoftimi i Policisë së Himarës: Zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjeje në një market në “Livadh”, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e...