Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun* (Ose: Pse Noli ndryshoi mendim për Skënderbeun) Fan Noli i ka kushtuar Skënderbeut dy vepra, të parën botuar më 1921, të dytën në gjuhën angleze më 1947, në shqip më 1950 e më pas ribotuar në shqip tri herë (1962, 1967, 2004). Botimi i vitit 1947 është vazhdim i atij të vitit 1921, por me disa përmirësime, i mbështetur në më shumë dokumente. Disa nga vlerat e veprës së Nolit do të ishin: Së pari, historiani Fan Noli ka punuar me përkushtim për të dhënë një vepër, e cila i ndriçon më shumë disa aspekte të veçanta të epokës së heroit. Së dyti, autori është përpjekur ta vendosë Skënderbeun në një rrafsh historik, duke i trajtuar disa nga luftërat...