Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha flet me emra: Është në dosjet belge, s’do mbyllet kurrë! Ja kush ishte në takimin e Arubës. Për Ramën di që…
Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë. Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar. I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane. Sali Berisha: Thuhet që në Aruba ka qenë Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo nuk e di. Por emri i Ramës është...