Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Njeriu më i pështirë në Kuvend”/ Koçiu përplaset ashpër me Nokën: Nxitësi i urrejtjes…
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka folur për herë të parë në Kuvend pas deklaratës së policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata, deklaratë e cila ka ardhur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit tre ditë më parë. Alban Koçiu: Besoj është shumë e qartë se kush është nxitësi i gjuhës së urrejtjes dhe bullizuesi më i madh i gjuhës së përdorur këtu nga mëngjesi në darkë. Njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në Kuvend. Meqënëse ju dëgjova të gjithëve dhe kemi hallin ne njoftimit tim publik, gjuha duke më etiketuar se kam mashtruar është në shkelje të përgjegjëisë së institucioneve publike. E dini shumë mirë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic do të kishte arrestim.