“O idiot”/ Balla shpërthen pas fyerjeve të Nokës ndaj kolegëve socialist: Të dalë jashtë…

Seanca parlamentare u ndërpre pas një debati mes deputetëve.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kërkoi deputetit të PD, Flamur Noka që t’i kërkojë falje ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallarit, pasi e quajti ‘idiot’, ose të dalë jashtë nga salla e Kuvendit.
“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri.
Në seriozitetin e një Parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse do t’u kishte dhembur shpirtin seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale.
Javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë.
Nuk mund të kryej më debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit.
Unë jam i shumicës, fjala për procedurë merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër.
Dëgjova një këtu që kulturën e ka me klering, që i bërtiste ministrit o idiot. Ky njeri nuk ka vend këtu.
Ishte një këtu që i bërtiste ministrit o idiot, o idiot. Ça është ky mo? Tani ky o e tërheq mprasht ata që i tha ministrit, ose kërkoj 5 minuta pushim dhe ky zotëria të dalë përjashta”, tha Balla.