Nën masa të rrepta sigurie, merren mostrat e mbetjeve të dyshuara si toksike në Porto Romano

Nën masa të rrepta sigurie, merren mostrat e mbetjeve të dyshuara si toksike në Porto Romano

Nën masa të rrepta sigurie dhe brenda një perimetri të gjerë të kontrolluar, ekspertë të fushës kanë arritur në Porto Romano të Durrësit ditën e sotme për të marrë mostrat e mbetjeve të dyshuara si toksike, të cilat kanë qëndruar për më shumë se një vit në këtë zonë industriale. Procesi i marrjes së kampioneve nga rreth 2100 ton mbetje po kryhet me kujdes maksimal, pasi për shkak të qëndrimit të gjatë, mbetjet mund të jenë ngurtësuar, gjë që e bën marrjen e mostrave më të ndërlikuar. Mostrat do të dërgohen për analiza të hollësishme në një laborator të specializuar në Itali, për të përcaktuar përbërjen kimike dhe nivelin e mundshëm të toksicitetit, shkruan A2. Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka...