Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas dorëheqjes së Doshit, KQZ i jep mandatin Besnik Brahimit në Shkodër
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i dha sot zyrtarisht mandatin e deputetit Besnik Brahimit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025. Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit. Doshi depozitoi më 12 shtator në Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve kërkesën për heqje dorë nga funksioni i deputetit. Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Shqipërisë, Partia Socialiste mban shumicën me 83 mandate. Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë nga 1 mandat secila.