Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Dvorani: Të ngrihet një infrastrukturë tërësisht e re gjyqësore

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Dvorani: Të ngrihet një infrastrukturë tërësisht e re gjyqësore

Një vrasje të paralajmëruar e konsideroi kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Në fjalën e tij në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës, Sadushi deklaroi se vrasja e gjyqtarit Kalaja është goditje në themel e drejtësisë. Sipas tij, nuk mund të ketë shtet të së drejtës, drejtësi të pavarur dhe dinjitet institucional përsa kohë nuk garantohet siguria e gjyqtarëve. Nga ana e tij gjyqtari Ardian Dvorani ndërsa dënoi ngjarjen tragjike si një tronditje të besimit në digurinë e institucioneve të drejtësisë, vuri theksin te nevoja për ndërtimin e një plani institucional për ngritjen e një infrastrukture tërësisht të re gjyqësore dhe një protokolli të unifikur e funksional reagimi të menjëhershëm ndaj akteve të dhunës e kërcënimeve...