Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkrumbohet plotësisht stalla e bagëtive në Pogradec, raportohen dëme të rënda
Gjatë mbrëmjen së djeshme një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht në fshatin Çërravë të Pogradecit. Mësohet se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë. Duke qenë se stalla ndodhej larg fshatit, konstatimi për zjarrin është bërë nga i zoti vetëm mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të kryer shërbimet në stallë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.