Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ka ardhur koha për një analizë të thellë”/ Mbledhja e gjyqtarëve, reagon Simoni: Ka pasur kërcënime dhe presione…
Sandër Simoni, gjyqtar i Gjykatës së Lartë deklaroi se për gjyqtarët ka pasur kërcënime dhe presione. Ai tha se është koha për një analizë më të thellë dhe më të gjerë për këtë situata në gjykata. Sandër Simoni: Ju i dini informacionet. Ka pasur kërcënime dhe presione, por jo kaq ngjarje të rënda. Shpreso që të jetë rasti i fundit. Do të bëhet një analizë. Ka ardhur koha e një analize më të gjërë dhe thelluar. Ky ishte qëllimi i kësaj mbledhjeje.