Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan”/ Këlliçi akuza ndaj Koçiut: Vetë nuk mban përgjegjësi për një gjyqtar që u vra
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu që nuk mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Këllici tha se Koçiu shkarkoi zv.ministrin e brendshëm për arsye se piu duhan, dhe sipas tij, nuk mban përgjegjësi për masakrën në Apel. Këlliçi: Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lugë, çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që aktin e një ministri e ka pse piu duhan. Dhe e njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi.