Jennifer Aniston rrëfen hapur: U përpoqa për 20 vjet të kisha një fëmijë, askush nuk e dinte se çfarë po kaloja!

Jennifer Aniston rrëfen hapur: U përpoqa për 20 vjet të kisha një fëmijë, askush nuk e dinte se çfarë po kaloja!

Në një intervistë të sinqertë për revistën Harper’s Bazaar UK, aktorja e njohur Jennifer Aniston ka thyer heshtjen rreth jetës së saj personale, duke folur për përpjekjet e dhimbshme për të krijuar një familje dhe presionin e madh publik që ka ndjerë ndër vite. “Askush nuk e dinte se çfarë po kaloja, për dy dekada u përpoqa të bëhesha nënë. Kam kaluar në heshtje trajtime mjekësore, in vitro, çajra, çdo gjë që më jepte shpresë”, rrëfeu 56-vjeçarja. “Por nuk ishte puna e askujt, ndaj nuk flisja.” Aktorja theksoi se shpesh është përballur me thashetheme të padrejta, se ishte egoiste apo nuk dëshironte fëmijë. “Kjo më lëndonte. Edhe unë jam njeri”, shtoi ajo. Aniston pranoi se i vjen keq që nuk ngriu vezët më herët, por...