Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut”, Artan Hoxha: Kishte në dorë…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar këtë të mërkurë, 8 tetor, se Durrësi është qyteti i dytë pas Tiranës përsa i përket grupeve kriminale. Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha shpjegoi marrëdhëniet mes bandave të Durrësit, duke e konsideruar personin e njohur si Mond Çekiçi (i vrarë në vitin 2021) trurin e bandës së Shijakut dhe shpjegoi arsyet pse e quante të tillë. Hoxha kujtoi disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë atentatin ndaj Plarent Dervishajt në vitin 2018 dhe vrasjen e shoferit Andi Maloku në 2019 në makinën e prokurorit Arjan Ndoja (sot deputet), si pjesë e përplasjeve mes bandave. “Le t’i referohemi SKY ECC-së, se si operon krimi i organizuar. Kur është hapur SKY, shefja e Interpolit atëherë ka thënë se...