Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, mbajnë një minutë heshtje për kolegun e vrarë Astrit Kalaja
Ka nisur sot mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, e thirrur pas ngjarjes tragjike të ndodhura javën e kaluar. Gjyqtarët nisën punimet me një minutë heshtje në nder të kolegut të tyre, Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit më 6 tetor. Mbledhja ka për qëllim diskutimin e çështjeve të brendshme të Gjykatës, përforcimin e sigurisë së ambienteve gjyqësore, si dhe koordinimin mbi mënyrën e veprimit në pasojat e ngjarjes tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë në vend.